Mbretëria e Bashkuar ndalon për 7 vjet Huawei-n nga rrjeti 5G

Qeveria britanike deklaroi sot se Huawei do të ndalohet nga rrjeti 5G në Mbretërinë e Bashkuar.

Masa, e njoftuar nga Sekretari i Kulturës, Oliver Doëden, përfaqëson një kthesë të madhe pasi Qeveria tha në janar se gjiganti i teknologjisë kineze do të lejohej të ndërtonte e infrastrukturën.

Blerja e çdo pajisje të re Huawei 5G do të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar pas 31 dhjetorit të këtij viti dhe i gjithë hardueri i tij do të hiqet nga rrjeti gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Vendimi, i miratuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare këtë mëngjes, ka të ngjarë të vonojë përfundimin e pjesës së rrjetit për dy vjet dhe të rrisë kostot me 1 miliard.

Masa do të ndezë inatin e qeverisë kineze me Pekinin që tashmë kishte paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të përballet me ‘pasojat’ nëse do të përjashtonte Huawei-n.

SHKARKO APP