Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbreti Charles III rrit ndërgjegjësimin mbi prostatën, burrat shkojnë në masë për kontrolle

Bota E enjte, 25 Janar 2024 20:37
Mbreti Charles III rrit ndërgjegjësimin mbi prostatën, burrat shkojnë në masë për kontrolle
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njoftimi publik i Mbretit Charles III se është diagnostikuar me zmadhim të prostatës, po rrit ndërgjegjësimin për shëndetin e burrave, për një sëmundje që prek miliona burra në mbarë botën. Kjo sëmundje jokanceroze prek miliona burra në mbarë botën çdo vit. Sëmundja me të cilën është diagnostikuar mbreti Çarls është e zakonshme për burrat mbi 50 vjeç. Sipas revistës mjekësore “Lancet”, shifrat më të fundit në vitin 2019 tregojnë se rreth 94 milionë meshkuj në mbarë botën kanë vuajtur nga zmadhimi i prostatës.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë, shenjat e një prostate të zmadhuar janë vështirësia ose pamundësia për të urinuar dhe ndjenja e nevojë për të urinuar shumë më shpesh. Zmadhimi i prostatës nuk është një sëmundje kanceroze. Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara thotë se shkaku i një prostate të zmadhuar nuk është kuptuar mirë, por besohet se ka të bëjë me ndryshimet hormonale që prekin meshkujt ndërsa ata plaken. Instituti amerikan thotë se disa ekspertë të mjekësisë besojnë se ai shkaktohet nga një ulje e testosteronit dhe një rritje e estrogjenit brenda prostatës. Një tjetër faktor mund të jetë hormoni dihidrotestoron, që luan rol në zhvillimin dhe rritjen e prostatës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ben Challacombe, konsulent urolog në spitalet “Guy” dhe “St Thomas” në Londër thotë se trajtimi është zakonisht i thjeshtë. “Ai ndoshta do t’i nënshtrohet një operacioni të prostatës, që shumë njerëz e bëjnë në vëllime të larta dhe rezultatet janë shumë të mira. Kështu që nuk mendoj se duhet të shqetësohemi pa arsye. Por sigurisht, kjo është një çështje, të cilën mbreti ynë duhet ta trajtonte”, thotë ai. Në një vizitë mbretërore në Skoci më 18 janar, bashkëshortja e Mbretit Çarls, Mbretëresha Camilla, tha se ai donte të rifillonte detyrat zyrtare. “Ai është mirë faleminderit shumë, ai mezi pret të kthehet në punë”, tha ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sophie Smith, një infermiere e specializuar për Kancerin e Prostatës në Britani, shpjegon se çfarë ndodh me prostatën ndërsa me rritjen e moshës mes meshkujve. “Kur zmadhohet, pjesa e mesme e prostatës rritet më shumë, kështu që përfshin më shumë inde, por ato nuk janë kanceroze. Kjo është më e zakonshme për meshkujt mbi moshën 50 vjeçare. Dhe kur fillon të rritet pjesa e mesme e prostatës, ajo fillon të shkaktojë tysni në tubin e ujit, duke e ngushtuar atë. Më vonë, kjo mund shkaktojë shfaqjen e disa simptomave të zmadhimit të prostatës”, thotë ajo.

Mund t'ju interesojë

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 8 orësh
Çekia në këmbë: Mbi 350,000 protestojnë për pavarësinë e transmetuesve publikë

Çekia në këmbë: Mbi 350,000 protestojnë për pavarësinë e transmetuesve publikë

Para 8 orësh
Protesta në Pragë: Qindra mijëra në sheshin Letná kundër planit të qeverisë për financimin e medias publike

Protesta në Pragë: Qindra mijëra në sheshin Letná kundër planit të qeverisë për financi...

Para 10 orësh

Infermerja Smith thotë se është e rëndësishme që gjendja të mos ngatërrohet me kancerin e prostatës. “Nuk është pjesë e kancerit të prostatës, ato janë dy gjëra krejtësisht të ndara. Kjo nuk e shton rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës”, thotë ajo. Ka shumë mënyra për të trajtuar prostatën e zmadhuar. Smith thotë se në varësi të madhësisë së prostatës, ato zakonisht fillojnë me kura të ndryshme. “Ka ilaçe që ndihmojnë në relaksimin e muskujve, që e lehtëson urinimin.

Një tjetër ilaç mund të përdoret për të zvogëluar prostatën. Kur këto ilaçe nuk japin rezultate, atëherë është e nevojshme të bëhet një operacion për heqjen e pjesës së mesme të prostatës”, thotë ajo. Sipas pallatit mbretëror, monarku britanik 75-vjeçar dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin e burrave dhe kuptimin e kësaj sëmundjeje. Organizata Kanceri i Prostatës në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Mbreti Çarls bëri një punë shumë të mirë me njoftimin e publikut mbi sëmundjen e tij. /VOA/

Etiketat e lidhura

Charles III
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 6 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 6 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 6 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 18 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 22 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 9 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.