Mbreti Charles pret liderët e Ballkanit Perëndimor në Londër: Paqe, kulture dhe bashkëpunim rajonal
Në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër, Mbreti Charles mirëpriti udhëheqësit e rajonit në një pritje të veçantë në Pallatin e Shën Jakobit, ku u shoqërua nga kryeministri britanik Keir Starmer. Mes të ftuarve ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e cilësoi ngjarjen si një shenjë e vlerësimit të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor:
“Kjo ngjarje është një shenjë se sa fort e vlerësojmë marrëdhënien me partnerët tanë në rajon.”
Pritja mbretërore u organizua në kuadër të Procesit të Berlinit – një nismë e nisur nga Angela Merkel në vitin 2014 – që synon të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së
KOHA JONË SONDAZH

