Mbreti i Norvegjisë refuzon t’i japë dorën ministrit të Jashtëm rus
Fotografia më e qarkulluar në rrjetet sociale ka qenë ajo në të cilën thuhet se Mbreti Harald i Norvegjisë ka refuzuar t’ia zgjasë dorën kryediplomatit rus.
Në mënyrë të ngjashme, fjalimi i rastit i kryeministres Erna Solberg ka qenë plot kritika të forta për sjelljen e Rusisë në vitet e fundit.
Qëllon rrallë që tensionet mes dy vendeve të nxjerrin kokën në ceremoni zyrtare, po zhvillimet e kësaj dite treguan se në vendet skandinave rishfaqja e Rusisë si kërcënuese e sigurisë po pritet me shqetësim të madh.
Numri i shkeljeve të hapësirës ajrore e detare nga mjetet ushtarake ruse po bëhen ngjarje të ditës.
Ndonëse, kryeministrja falenderoi Rusinë për rolin në mposhtjen e nazistëve, ajo përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Lavrovit dhe qeverosë së tij që të heqin dorë nga sanksionet kundër Ukrainës dhe nga ndihma për separatistët, për t’ia lënë të drejtës ndërkombëtare zgjidhjen e problemeve.
“Nuk jemi ne që kemi nevojë të ndreqim marrëdhëniet me Rusinë. Është Rusia që duhet të përmirëspojë raportet e saj me pjesën tjetër të botës dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar”, tha Solberg.