Mbreti zemërgjerë i Arabisë, qytetarët i shpërblen me 29 miliardë dollarë
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, lëshoi një dekret për ndarjen e një buxheti prej 29 miliardë dollarësh në mënyrë që t’i ndihmoj personat në nevojë, të tillë si, studentët, punëtorët, pensionistët dhe të tjerët.
Studentët do të marrin një dhuratë në vlerë prej dy bursa mujore, shërbyesit civil do të marrin dy paga shtesë, pensionistët do të shpërblehen me dy pensione.
Mbreti ka falur një numër të madh të të burgosurve dhe urdhëroi që të paguhen borxhet e të gjithë të burgosurve, të cilët gjenden prapa grilave për këtë arsye.
Përveç këtyre dhuratave, Mbreti ka freskuar edhe stafin qeveritar duke sjell kuadro të reja.
Ndërsa nga puna ka larguar Halid et Tuvedira, njeriu i cili është përgjegjës për modernizimin e shoqërisë së Arabisë.
Gjithashtu, Mbreti në ekipin e tij solli një numër madh të dijetarëve të shquar.
KOHA JONË SONDAZH

