Mbrojti peshkopin që akuzohet për abuzim seksual, Papa Françesku kërkon falje për deklaratën e tij në Kili

Pas deklaratave që bëri javën e kaluar në Kili, duke mbrojtur një peshkop i cili akuzohet nga viktimat e abuzimeve seksuale prej priftërinjve se ka mbajtur të fshehura disa çështje të tilla Papa Françesku ka kërkuar falje.

“U kërkoj falje të gjithëve nëse i kam lënduar pa e kuptuar këtë, por ishte një plagë që e shkaktova pa e kuptuar”, ka thënë Papa Françesku.

Të enjten, Papa tha se viktimat, të cilët kishin akuzuar peshkopin Barros, po kryenin shpifje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë çështje, Papa u kritikua hapur nga Kardinali i Bostonit, Sean O’Malley, i cili tha se me këtë deklaratë, Papa Françesku bëri që të gjithë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë të ndihen të braktisur, shkruan BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?