FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mburoja e Detit 2018”, nis stërvitja më e madhe e NATO-s në Detin e Zi

Stërvitja më e madhe të cilën NATO-ja do ta zhvillojë me shtatë aleatë në Detin e Zi, “Mburoja e Detit 2018” (Sea Shield 2018), ka filluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të NATO-s, stërvitja zhvillohet mes datave 6 dhe 9 maj, ndërsa marrin pjesë Turqia, Spanja, Bullgaria, Rumania, Britania e Madhe, SHBA dhe Greqia.

Në kuadër të Grupit Detar të Përhershëm të NATO-s Nr.2, në stërvitje janë përfshirë tre avionë stacionarë detarë, pesë avionë luftarakë dhe 21 anije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda këtij viti, NATO-ja planifikon të realizojë 106 stërvitje, ndërsa pritet që aleatët e saj të marrin pjesë në rreth 180 stërvitje kombëtare dhe shumëkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?