Mbyllet fushata elektorale, Abdixhiku: Rikthimi në politikë është afër
Këtë të premte është mbyllur fushata elektorale nga partitë në Kosovë. Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar kandidatët të cilët i kanë hyrë garës për të qeverisur me komunat e Kosovës. Për të rikthimi i madh politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës është afër.
”Kemi thënë gjithherë se zgjedhjet janë festë, e festa duhet parë përherë sepse nuk ka asgjë më të vlefshëm sesa besim qytetarë e besimi i dhënë me votë. Sot jam më se i bindur që rikthimi ynë i madh politikë është afër. LDK garon me ekipin më të kualifikuar në vend, kandidatet tanë janë njerëz me integritet, përvojë dije e vullnet të jashtëzakonshëm”.
Po ashtu ai tha edhe se partia me të cilën ai udhëheq hap dyer e shpresë në çdo familje, për çka tha se besimin e marrë do të bëjnë kujdestari me përgjegjësi.