Mbyllet ndërtesa e Kapitol. Makina përplas dy roje, shoferi del prej saj me thikë në dorë
Pas përplasjeve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, është mbyllur ndërtesa e Kapitol kjo pas përplajses së dy personave. Godina e Kongresit në Washtingon është rrethuar nga forca të shumta policie mesditën e së premtes për motive sigurie.
Nga sa raportohet nga vendngjarja, një makinë ka përplasur dy roje dhe ka tentuar të çajë barrikadën e vendosur në “Constitution Avenue”. Më pas, shoferi ka dalë nga mjeti i armatosur me një thikë në dorë, por është neutralizuar menjëherë nga forcat e tjera të sigurisë.
Situata është ende e paqartë, ndërkohë që zona është rrethuar dhe qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë larg saj. Kapitoli, një ndër simbolet kryesore të demokracisë amerikane, u sulmua në janar të këtij viti nga mbështetës të ish presidentit Trump, ku si pasojë e trazirave u regjistruan dhe disa viktima.