Mbyllet procesi i votimit në Serbi, nis numërimi
Procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi është mbyllur në orën 20:00. Raportohet se pjesëmarrja në votime ka qenë 55.9% dhe se ka nisur procesi i numërimit të votave. Fillimisht do të numërohen votat për Parlamentin, më pas ato lokale.
Mësohet se sondazhet e kryera në Serbi paraqesin favorit, Aleksandër Vuçiçin. Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.
KOHA JONË SONDAZH

