Mbyllet qeveria federale në SHBA, çfarë do të thotë kjo?

Qeveria federale amerikane është zyrtarisht e mbyllur që nga mesnata e së mërkurës, pasi Kongresi nuk arriti të miratojë një marrëveshje për financimin e departamenteve dhe agjencive shtetërore.

Kriza erdhi pas mosmarrëveshjeve të forta mes demokratëve dhe republikanëve. Demokratët refuzuan të mbështesin planin e shumicës republikane, që kontrollon si Senatin ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke kërkuar lëshime të rëndësishme në politikat e kujdesit shëndetësor. GOP hodhi poshtë këto kërkesa, duke bllokuar çdo kompromis në momentet e fundit.

Ky është mbyllja e parë e qeverisë amerikane që nga dhjetori 2018, kur kriza e financimit zgjati 35 ditë gjatë mandatit të parë të Donald Trump. Situata e tanishme vjen në një kohë kur demokratët ndodhen në pakicë në të dyja dhomat e Kongresit, pas rizgjedhjes së Trump vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, akuzoi republikanët për bllokimin e qëllimshëm të procesit: “Republikanët po e zhytin Amerikën në një mbyllje, duke refuzuar bisedimet dypartiake dhe duke rrezikuar kujdesin shëndetësor të miliona qytetarëve”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajin e kaluar, republikanët miratuan në Dhomën e Përfaqësuesve një projektligj për ta mbajtur qeverinë të financuar deri më 21 nëntor, por ai kërkonte mbështetjen e disa demokratëve për të kaluar pragun prej 60 votash në Senat. Votimet e së martës treguan se kjo mbështetje nuk u sigurua, ndërsa edhe propozimi alternativ i demokratëve për një financim të përkohshëm deri në tetor u bllokua nga republikanët.

Çfarë do të thotë kjo për qytetarët?

Mbyllja e qeverisë nënkupton se mijëra punonjës federalë do të dërgohen përkohësisht në pushim të detyruar, shërbime të ndryshme publike do të kufizohen, ndërsa agjencitë e sigurisë, ushtria dhe shërbimet thelbësore do të vijojnë punën. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse kriza zgjat, pasojat do të ndihen në ekonomi, në shërbimet sociale dhe në tregjet financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?