Mbyllja në shtëpi mund të zgjasë më shumë nga ç’mendohej

Pas Italisë, edhe Britania është një nga vendet e Europës më të prekur nga Covid-19. Britanikët mund të detyrohen që të qëndrojnë në “distancim social” për gati një vit, si pasojë e krizës së krijiuar në vend prej koronavirusit.

Kjo kohë kaq e gjatë mund të jetë e nevojshme për t’u krijuar mundësi autoriteteve të shëndetit që të përballojnë situatën, thuhet në një këshillim shkecor për ministrat, të publikuar së fundmi. Dokumentet e publikuar ditën e sotme tregojnë se shkencëtarët kanë rënë dakord të hënën se e vetmja mënyrë për ta kontrolluar virusin është që të shmanget mbingopja e spitaleve.

Kryeministri Boris Johnson u shpreh se Anglia mund ta “mposhtë sëmundjen” brenda 12 javëve. Sipas një deklarate të konsensusit të dakorduar nga Scientific Pandemic Influenza Group, kufizimet do të duhet të zgjasin shumë më gjatë.

SHKARKO APP