Mbyten 9 persona në Turqi, 6 prej tyre fëmijë
Një tragjedi ka ndodhur sot në brigjet e Turqisë. Nëntë persona janë mbytur, ku mes tyre janë gjashtë fëmijë. Mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin është fundosur duke u marrë jetën 2 burrave, 1 gruaje dhe 6 fëmijëve.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia turke Anadolu. Refugjatë duke u përpjekur për të arritur në Europën nga Turqia u mbytën në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias.
Në gomone mësohet se ishin 15 persona, 5 prej tyre kanë mundur të shpëtojnë dhe një tjetër është zhdukur. Deri më tani nuk dihet ende etnia e refugjatëve.
Numri i refugjatëve që tentojnë një lundrim të rrezikshëm po rritet përsëri në muajt e fundit. Sipas Organizatës Botërore për Migracionin, 10 948 njerëz kanë arritur në pesë muajt e parë të vitit 2018 në Greqi nëpërmjet Turqisë.
KOHA JONË SONDAZH

