Mbytet anija në ngushticën e Bosforit, gjenden 24 të vdekur
Sipas informacioneve të dhënë nga personat e shpëtuar, anija në bord kishte rreth 43 persona të ardhur nga jashtë vendit në mënyrë ilegale, ku mes të mbyturve ka gra edhe fëmijë.
Sipas deklaratës së Prefekturës në orët e para të mëngjesit në linjën e njoftimit të rojeve bregdetare 158 ka ardhur një telefonatë për ndihmë e cila ka njoftuar mbytjen e një anijeje 2.5-3 milje larg daljes veriore të ngushticës së Bosforit në Stamboll dhe se disa persona po presin ndihmë për tu shpëtuar nga mbytja në det.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se menjëherë pas telefonatës për ndihmë janë dërguar në rajon menjëherë anija TCSG-74 e cila ishte pranë ngjarjes, ku më pas operacionit i janë bashkuar edhe 7 anijet e rojës bregdetare të Sigurisë së Marmarasë dhe Komandës Rajonale të ngushticës së Bosforit, 1 helikopter dhe 1 ekip zhytës, 2 anije të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare dhe anijet e peshkatarëve përreth të cilët kanë duke ndihmuar në operacionet e shpëtimit. Deri tani në operacione janë shpëtuar 5 persona dhe janë gjetur 4 trupa të pajetë dhe po vazhdojnë operacionet e mëtejshme.