Mbytet në Egje familja turke me 5 anëtarë, po arratisej për në Greqi

Një familje turke me pesë anëtarë që u përpoq të largohej nga persekutimi në Turqi, u mbyt në Detin Egje pranë ishullit grek të Lesvës.

Autoritet turke kishin lëshuar njër urdhër-arrest për ta, për shkak të lidhjes që ata kishin me “Lëvizjen Gylen”. Për këtë arsye ata vendosën të largoheshin për në Greqi. Por Husejn Maden së bashku me bashkëshorten e tij, dhe tre fëmijet e tyre u mbytën në afrsi t brigjeve gereke, si rezultat i përmbysjes së varkës,.

Urdhër-arresteti ishte lëshuar për Husejn Maden (40 vjeç), dhe gruan e tij Nur Maden (36 vjeç). Të dy ishin mësues të shkarkuar nga puna pas grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar, si të dyshur të kenë lidhjeve me lëvizjen Gylen, të cilën qeveria turke e akuzon se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti. Për një kohë të gjatë familja qëndroi e fshehur nga palicia. Për arsye se kishte humbur punën dhe e gjithë pasuria e tij ishte konfiskuar nga shteti, Husejn Maden kontaktoi me shumë njerëz që bënin trafikim klandestinësh. Por nuk arriti të plotësonte dot shumën e kërkuar prej trafikantëve që kërkohej për gjithë familjen. Më pas ai mori para hua nga shokët e tij dhe arriti të blente një varkë. Kështu që, vendosi ta çonte familjen e tij në ishullin Midilli, të Greqisë. Në ujërat e Egjeut u nis bashkë me familjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, informacioni i fundit që dihet është mesazhi që i dërgoi familjes “Shohim dritë, mbërritëm në ishull”. Pas këtij mesazhi kaluan 20 ditë pa asnjë lloj kontakti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 11 nëntor, u njoftua në mediet greke se autoritetet kishin zbuluar tre fëmijë të vdekur brenda pak ditëve në bregun verilindor të Lesvos, duke i vënë në lëvizje autoritetet lokale të portit, të cilët nisën një hetim.

Sipas raporteve, trupi i një djali në një fazë të avancuar të dekompozimit dhe moshës së papërcaktuar u gjet në 11 nëntor pranë Mantamado. Ai pasoi zbulimin e dy trupave të tjerë, të një djali të moshës 12-13 vjeç të premten, dhe të një vajze afërsisht të së njëjtës moshtë të enjten. Të dy u gjetën gjithashtu pranë Mantamado.

Çifti dhe fëmijët e tyre Nadire Maden (13), Bahar Maden (10) dhe Feridun Maden (7) u mbytën ndërsa tentuan të largoheshin nga persekutimi i regjimit të Rexhep Tajip Erdoganit, që përndjek anëtarët e lëvizjes Gylen.

Shumë njerëz janë përpjekur të ikin nga Turqia në mënyrë të paligjshme, pasi qeveria turke anulloi pasaportat e tyre, për shkak të lidhjes së tyre me “Lëvizjen Gylen”.

Fethullah Gylen, i cili frymëzoi lëvizjen, mohoi fuqishëm të kishte ndonjë rol në grushtin e dështuar dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi të, por Presidenti Erdogan- duke e quajtur përpjekjen e grushtit të shtetit: “një dhuratë nga Perëndia” – urdhëroi qeverinë të filloj një spastrim të gjerë për pastrimin e simpatizantëve të lëvizjes nga brenda institucioneve shtetërore, dehumanizimin e figurave të saj popullore dhe vënien e tyre në paraburgim.

Turqia ka pezulluar ose shkarkuar më shumë se 150,000 gjyqtarë, mësues, policë dhe nëpunës civilë që nga data 15 korrik 2016. Ministria e Drejtësisë e Turqisë njoftoi më 13 korrik se 50,510 njerëz janë arrestuar dhe 169,013 kanë qenë subjekt i procedurave ligjore mbi akuzat për grusht shteti pas dështimit të grushtit të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?