Mbyti gruan dhe tronditi Europën, piloti grek del që ishte i lidhur me një transgjinore

Piloti grek Babis Anagnostopoulos, që vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline, në sy të foshnjes 11-muajshe dhe sajoi skema që troditën mbarë Europën, tani del se kishte marrëdhënie seksuale me një transgjinore, të njohur si “Emanuela”.

Në një intervistë të dhënë për mediat greke, ajo ka rrëfyer se marrëdhënia e tyre ishte e dhunshme dhe se e kishin vazhduar edhe pas martesës së tij. “Kur e pashë në TV, ngriva”, tha ajo për median greke.

Babis Anagnostopoulos, pasi vrau gruan, sajoi ngjarjen sikur të kishte ndodhur një grabitje në shtëpi dhe sikur e reja britanike ishte vrarë nga hajdutët. Për një muaj, ai aktroi para hetuesve dhe mediave.

SHKARKO APP