FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me 1 euro mund të blesh shtëpi në Itali

Ollolai, një destinacion në malet e rajonit të Barbagia, në Sardenjë të Italisë, ka nxjerrë në shitje me qindra shtëpi të braktisura për vetëm 1 euro. Ky nuk është vendi i parë në Itali që bën në lëvizje të tillë, por duket se është i pari që po e mban premtimin.

Ky vend ka gjithashtu bukurinë dhe historinë e nevojshme për të tërhequr njerëz. Megjithatë kjo ofertë e ka një anë të fshehtë. Këto shtëpi prej guri janë në gjendje të mjerueshme dhe blerësit duhet të angazhohen në rikonstruksionin e tyre brenda 3 viteve, që në total përllogaritet se mund të shkojë rreth 25 mijë dollarë.

Ky komunitet rrezikon që të kthehet në një fshat fantazmë. Përgjatë gjysmës së shekullit të fundit, popullsia në Ollolai ka rënë nga 2 250 në 1 300 banorë. Ollolai mbetet një ndër zonat më të paprekura dhe autentike të Sardenjës. Dikur e mbushur me jetë, sot ky vend është braktisur nga të rinjtë, të cilët preferojnë qytetet e mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?