Me 129 të infektuar dhe asnjë viktimë nga COVID-19, vendi aziatik vendos kushte financiare për turistët

Kamboxhia, vendi aziatik me mbi 15 milionë banorë ka vetëm 129 të infektuar dhe asnjë viktimë nga COVID-19 dhe ka vendosur kushte për turistët gjatë sezonit veror.

Depozitë garancie 3 mijë dollarëshe për koronavirusin si dhe një dëshmi të sigurimit shëndetësor me vlerë jo më pak se 50 mijë dollarë.

Në 4 muaj e 3 javë Kamboxhia është përfshirë tek vendet që ka arritur sukses ndaj COVID-19 dhe tashmë po sigurohet që të vijojë atë edhe gjatë sezonit turistik ku vendi mund të dyndet nga turistët e huaj edhe për shkak se është momentalisht një vend i sigurt ndaj COVID-19.

Por duket se kostot nuk do i mbajë Kamboxhia.

SHKARKO APP