Me 94 vota pro, në OKB miratohet rezoluta kundër Rusisë

Për shkeljet e ligjit ndërkombëtar në Ukrainë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë me 94 vota pro, 14 kundër dhe 73 abstenime, duke kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi. Kina ishte ndër vendet që votuan kundër kësaj rezolute. Teksti kërkon që 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara të krijojnë ”regjistër ndërkombëtar” për të dokumentuar pretendimet për dëme, humbje ose edhe për lëndime ndaj ukrainasve të shkaktuara nga Rusia.

SHKARKO APP