Me flamurë nëpër duar, 50 doktorë nga Kuba zbarkojnë në Milano për të ndihmuar në luftën me koronavirusin

Duke valvitur flamuj italianë dhe kubanezë dhe duke u përshëndetur me bërryla, një ekip prej më shumë se 50 mjekësh, infermierë dhe ekspertë nga Kuba arritën në Milano për të ndihmuar në luftimin e shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Videon ku ekipi mjekësor po zbriste nga avioni e ka postuar Ambasadori Kuban Jose Carlos Rodriguez. Spitalet në rajonin e Lombardisë në Itali ishin të tejmbushura, tha këshilltari rajonal i shëndetit Giulio Gallera, i cili bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Mjekët do të dërgohen në një spital fushor në Bergamo, raportojnë media lokale.

/Ora News

SHKARKO APP