Me gomone në Angli, kandidatja për kryeministre zbulon planin e bllokimit të emigrantëve
Liz Truss, kandidate për kryeministre e Britanisë, premtoi se do të tregohet e fortë me francezët dhe do të merret personalisht me gjyqtarët europianë për të zgjidhur krizën e kalimit të emigrantëve me gomone në kanalin e “La Mansh”.
Ajo u zotua të shikojë përmes skemës së qeverisë për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, nëse ajo bëhet kryeministre, si një mjet për të frenuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet britanike me varka të vogla.
“Çështja është se ajo që po ndodh për momentin është se njerëzit po marrin në telefon avokatët e tyre para se ata të nisen, për t’i nxjerrë nga qendrat e pritjes së emigrantëve azilkërkues. Dhe ata po përdorin Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për ta ndaluar deportimin, kështu që kjo është çështja me të cilën duhet të merremi”, tha Truss.
Ajo përsëriti gjithashtu zotimin e saj për të zgjeruar skemën në më shumë vende, të cilat mund të bëjnë që ata, të cilët mbërrijnë në Angli me gomone të dërgohen në vende të tjera të ndryshme, përveç Ruandës. Sipas Truss kjo do të ndihmonte kombet e tjera “të ndërtonin ekonominë e tyre” dhe të shmangin “ikjen e trurit të njerëzve” përtej kufijve të tyre.