“Më hiq mungesën se të vrava”, nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses

Ky është momenti i tmershëm kur një nxënës që i drejton mësueses pistoletën në kokë.

Imazhet shokuese që janë filmuar në shkollën e mesme Edéard-Branly të Créteil në Francë kanë ngjallur debate të ashpra.

Me pistoletën në kokë nxënësi i kërkon fillimisht mësueses t’i vërë mungesë dhe më pas ta korigjojë, gjithashtu i kërkon ta korigjojë në regjistrin elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësuesja e cila më shumë se e frikësuar, shikon në ekranin e kompjuterit për pak çaste para se të shikojë të riun. Videoja u shfaq në internet të enjten më 18 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur hetimin ndërsa është arrestuar si djali që i drejton mësueses pistoletën me ajrër ashtu dhe djali tjetër që bën gjeste ndërsa videoja regjistrohet.

Gjithashtu policia po përpiqet të identifikojë shokun  që filmoi skenën.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?