”Më i frikshëm se El Chapo”, legjenda e DEA-s: Bosi i kartelit ka një ushtri për sulme të tipit terrorist
Është një prej bosëve më të fuqishëm të momentit në botën e nëndheshme meksikane. Por edhe pse është më brutal dhe i pamëshirshëm sesa El Chapo, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si El Mencho, mund të mos përfundojë kurrë para drejtësisë.
Për “The Sun”, Mike Vigil, ish-shefi i DEA-s amerikane, e cila prej dekadash tashmë është vënë në gjueti të bosëve të karteleve meksikane të drogës, thotë se El Mencho tashmë ka shumë më tepër pushtet sesa kishte El Chapo. Ai ka një ushtri të armatosur “deri në dhëmbë” për të mbrojtur perandorinë e tij me vlerë 1 miliardë dollarë, thotë Vigil.
“Do ta përshkruaja si një njeri tej mase të dhunshëm, shumë dinak, por jo fanatik si pjesa më e madhe e trafikantëve të drogës”, thotë Vigil. Aktet e dhunës që anëtarët e kartelit të tij, të quajtur Jalisco Nueva Generacion, janë krahasuar me ato të ISIS në Lindjen e Mesme.
Rrëfimet për sulme të tipit terrorist, apo për tortura çnjerëzore që i bëhen rivalëve, duke u shkulur zemrën, hedhur në acid, apo duke i varë në mes të qytetit, kanë shërbyer për të rritur reputacionin e El Mencho-s.
KOHA JONË SONDAZH

