Me kryq nazist dhe i lindur për të vrarë, zbardhen detaje nga masakra e grekut në SHBA
Dimitris Pagourtzi, adoleshenti me origjinë greke që kreu masakrën e djeshme në licein “Santa Fe” në Teksas e kishte paralajmëruar atë që do të bënte.
Ai ishte qejfli armësh, ndërsa mediat kanë publikuar sëfundmi një bluzë të tijën ku shkruhej: I lindur për të vrarë!
Mediat greket raportojnë se ai ishte biri i një familjeje të pasur nga Greqia, i cili u kthye në vrasës duke i marrë jetën 10 personave.
Nëna e tij ishte drejtuese e sektorit të Endokrinologjisë në Spitalin Pediatrik të Teksasit, ndërsa babai kishte biznes të riparimit të jahteve.
“Jemi shumë konfuzë nga ajo që po shohim në media. Gjithçka që dimë për të është se jeton bashkë më familjen në SHBA. Na vjen keq për ata që kanë humbur familjarët e tyre në këtë ngjarje të rendë”, shprehen të afërmit e Dimitrisit për mediat greke.
I riu grek përdori një armë gjahu dhe një pistoletë dhe filloi të qëllonte sapo hyri në ambientet e shkollës duke lënë 10 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Autoritetet amerikane nuk kanë zbuluar ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa i riu është dorëzuar i gjallë tek policia pasi kreu sulmin e tmerrshëm.
KOHA JONË SONDAZH

