“Më ndjekin, nuk fejohem dot”, zbulohen makthet e autorit të masakrës në Gjermani

“Më ndjekin, nuk fejohem dot”, paranojak, racist, supremacist: kështu po përshkruhet në shtypin e huaj autori i masakrës që tronditi Gjermaninë. Tobias Rathjen kishte një faqe në internet, ku postonte idetë e tij ekstremiste e garantonte se po të kishte ekzistuar një buton për zhdukjen e “ disa afrikanëve, aziatikëve e të ardhurve nga Lindja e Mesme”, do ta shtypte pa asnjë hezitim.

Në “ manifestin” e tij prej 24 faqesh, 43 vjeçari nuk i rrëfente në mënyrë të hapur qëllimet vrastare, por dëshmonte qartë dufin kundër të huajve, duke theksuar se një “spastrim final”, ishte o domosdoshëm.

Makthet e tij nuk buronin vetëm nga “të ardhurit”, agresori mendonte se kishte spiunë rreth tij që e përgjonin, e përpiqeshin t`i kontrollonin mendimet, e po online, ankohej se nuk kishte dot një bashkëshorte apo një të fejuar, e kjo për shkak se mendonte që rrethohej gjatë gjithë kohës nga armiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja Angela Merkel e pohoi një ditë më parë se kishte gjurmë të shumta që dëshmonin se sulmuesi që vrau nëntë persona e më pas edhe të ëmën dhe veten, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai hapi zjarr mbrëmjen e së mërkurës në dy bare të qytetit ku shërbehet me nargjile. Në kujtim të viktimave, mijëra vetë dolën rrugët e në Hanaut dhe Berlinit me në duar qirinj dhe trëndafila të bardhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?