Me not drejt lirisë, adoleshenti shpërthen në lot kur sheh ushtrinë
Me lot në sy dhe i rraskapitur nga noti, një adoleshent i afrohet bregut spanjoll në enklavën e Ceutas. Pasi kupton që nuk ka shumë mundësi, kur sheh rojet kufitare spanjolle, i riu nis të qajë në mes të detit.
Më pas ai përpiqet të dalë në breg duke kaluar shkëmbinjtë dhe vrapon për të kapërcyer murin që do ta çojë drejt lirisë, por kapet nga ushtarët. Një skenar që është përsëritur dhe për mijëra të tjerë.
“Me ne ishte një grua që kishte një foshnje njëmuajshe. Ajo notoi bashkë me fëmijën e saj dhe bashkë hymë në Spanjë. E vendosi foshnjën e saj në një objekt plastik dhe kaloi kufirin me not”, thotë Yyasser Al-Shada, emigrant i kthyer në Marok. Në anën tjetër të kufirit, në Marok, ku furnizohet ëndrra për një jetë më të mirë në Spanjë, dyqanet janë të mbyllura.