Më pak testime, më pak të infektuar/ Italia regjistron 13 720 raste me Covid dhe 528 viktima

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një reduktim të numrit të viktimave e të rasteve pozitive nga Covdi 19.

Dita e sotme ka shënuar 528 viktima e 13 720 rasteve pozitive me koronavirus.

Një ulje e tillë është e shpjegueshme nga numri mjaft i ulët dhe i tamponeve të kryera në 24 orët e fundit.

Janë 111 215 tamponë në 24 orët e fundit e gati 100 mijë më pak se mesatarja e përditshme.

Fatmirësisht në rritje është numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit.

Janë 19 638 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë në 933.132 persona.

Numri i të infektuarve aktivë pozitivë është reduktuar dukshëm, në 6.487 më pak, e aktualisht janë 748.819 persona.

Në struktruat spitalore janë shtuar 133 pacientë më shumë, ndërsa në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është ulur në 72 më pak.

Deri më sot pandemia Covid 19 në Itali janë infektuar 1.742.557 pacientë dhe kanë humbur jetën 60.606 të tjerë.

Numri i tamponeve të kryera në total është 23.236.881.

Në spitale po kurohen 30524 pacientë e në izolim shtëpiak janë 748819 pacientë.

SHKARKO APP