Me shpejtësi skëterrë, spanjolli përfundon me makinë në det, ja çfarë bëjnë kalimtarët e rastit (Video)

Shoferi i një veture mrekullisht ka shpëtuar, edhe pse ka dalë nga rruga derisa po lëvizte me 200 kilometra në orë dhe përfundoi në det.

Kalimtarët e rastit menjëherë kërcyen në ujë për ta nxjerrë shoferin 26-vjeç brenda veturës Skoda Fabia, mbi të cilën humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë në Son Veri në Majorca të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Por edhe përkundër faktit që ishte përplasur nëpër shkëmbinj dhe rrokullisur disa herë, ai arriti nga shpejtësia e madhe t’i kalojë të gjitha këto dhe të përfundojë në det.

E një grup çiklistësh menjëherë kërcyen në ujë për ta nxjerrë shoferin, kurse më pas janë shfaqur edhe ekipet e shpëtimit që u zhytën në ujë për t’u siguruar nëse dikush tjetër kishte mbetur brenda.

Shoferi nga ishulli spanjoll raportohet se ka pësuar lëndime dhe me urgjencë është dërguar në spitalin e Son Espases. Pasi u lirua nga spitali ai është arrestuar për ngasje të rrezikshme dhe nën ndikim të alkoolit dhe drogës.

SHKARKO APP