Media amerikane: Trump do të tërhiqet nga marrëveshja për klimën

Sipas disa mediave amerikane, Presidenti Donald Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike, që nënshkroi në vitin 2016 Presidenti Barack Obama.

Dje Presidenti u takua me kreun e Agjencisë për Mbrotjen e Mjedisit, dhe sipas njoftimeve, tashmë ai e ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja. Me hollësitë e realizimit të këtij vendimi do të merret kreu i agjencisë, Scott Pruitt.

Marrëveshja synon ngadalësimin e ngrohjes globale, përmes pakësimit të çlirimit të dyoksidit të karbonit nga djegia e fosileve dhe pakësimin e pasojave të tjera negative që sjellin ndryshime klimatike, si rritja e nivelit të deteve, thatësira dhe forma të motit ekstrem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Trump nuk pranoi ta nënshkruajë marrëveshjen gjatë takimit të G-7ës javën e kaluar me udhëheqës botërorë. Më parë ai ka thënë se ndryshimet klimatike janë një mashtrim i kinezëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në se Trump e vë në zbatim vendimin e tij për tërheqjen nga marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do të jenë në një linjë me vende si Siria dhe Nikaragua, që nuk e kanë nënshkruar atë. /VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?