Media Bild nxjerr dokumentet sekrete: Rusia planifikon që të su*mojë NATO-n në korrik

”Rusia ka një plan për të sulmuar krahun lindor të NATO-s pas një kundërofensivë të suksesshme në Ukrainë dhe zmbrapsjes së ushtrisë ukrainase deri në qershor”, raporton media gjermane Bild, që shkruan se ka siguruar një “dokument sekret” të përgatitur nga forcat e armatosura gjermane në lidhje me këtë.

Dokumenti i klasifikuar thotë se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride” kundër Balltikut në korrik. Do të pasonin disa “përplasje” të paspecifikuara, të cilat Moska do t’i përdorte si pretekst për të filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në territorin e saj dhe në Bjellorusi, raporton gazeta gjermane, duke cituar dokumentin ushtarak.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi nga Moska. “Bild nuk heziton të shkruajë mashtrime, ndaj do të preferoja të mos komentoja”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një përgjigje për gazetarët që i kërkuan një reagim ndaj artikullit të gazetës gjermane. Frika për zgjerimin e konfliktit në Ukrainë, vjen në një kohë kur autoritetet në Suedi lëshuan alarmin se në vendin nordik mund të shpërthente lufta.

SHKARKO APP