Media ruse: Tanket e SHBA i kemi në kufi

Televizioni rus "Russia Today" ka xhiruar me kamerat e saj në Letoni një tren mallrash, që kishte në përbërje të saja utomjete të blinduara amerikane.

Ky televizion ka nxituar të thotë se treni me tanket është "një kërcënim që SHBA-ja po i bën Rusisë". Treni, ndër të tjera, mbante të paktën 38 automjete, tetë “Bradley” automjete luftarake, katër depozita nafte, disa makina mjekësore, kamionë, tanke,automjete të specializuara inxhinierike taktike me lëvizshmëri të lartë, të paktën katër kontejnerë dhe disa vagonë me municion.

Autoritetet letoneze kanë konfirmuar lajmin, duke thënë se ai tren ka qenë duke udhëtuar drejt Lituanisë. Automjetet luftarake amerikane u dërguan në shtetet baltike edhe në Poloni, për stërvitje ushtarake dhe do të qëndrojnë atje për të shërbyer si trajnuese të trupave lokale dhe për rotacionin e forcave amerikane. Tanket nuk kanë qenë më larg se 300 km larg kufirit me Rusinë.

SHKARKO APP