Mediat angleze: Do deportohen gangsterët e rrezikshëm shqiptarë, marrëveshje historike!

Gazeta britanike Daily Express e përshkruan si historike marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për deportimin e shpejtë të shqiptarëve të dënuar në Britani, përfshirë këtu trafikantët e drogës.

“Gangsterët shqiptarë janë lidhur ndjeshëm me tregtinë e narkotikëve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe sipas Agjensisë Kombëtare të Krimit, ata kanë marrë nën kontroll shumë tregje kokaine. Thuajse 16% e kriminelëve prapa hekurave në Angli janë shqiptarë”, vazhdon gazeta, e ky sipas saj përbën numrin më të lartë të shkelësve të huaj në burgjet britanike.

Ministrja e brendshme Priti Patel deklaroi se është e vendosur ta reformojë sistemin e emigracionit, të godasë hyrjet e paligjshme e të largojë sa më shpejt që të jetë e mundur personat që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani. Qeveria angleze ka dëbuar të paktën 254 kriminelë nga Britania, ndërsa 85 të tjerë nuk kanë të drejtë që të qëndrojnë në këtë vend.

Pak ditë më parë, ekzekutivi britanik prezantoi një projektligj të ri mbi emigracionin, duke e konsideruar krim futjen pa leje të azil-kërkuesve në këtë vend. Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim. Trafikantët do të ndeshen me ndëshkime më të rënda, duke e rritur dënimin nga 14 vjet burgim në burgim të përjetshëm.

SHKARKO APP