Mediat gjermane: NATO, plan për rrëzimin e Putin më 2015

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të rrëzohet nga pushteti, madje në vitin 2015? E përditshmja gjermane “Bild”, i jep një farë përgjigje dilemës dhe shkruan se NATO nuk e përjashton këtë mundësi. Putin, njeriu që e ka drejtuar më gjatë Rusinë pas krizës së viteve ’90, është vendosur kohët e fundit nën presion të fortë edhe nga rrethi i oligarkëve për të ndryshuar kursin politik. Sa i përket politikës së jashtme, ai pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe krizës që ka mbërthyer këtë të fundit, thuajse i ka ftohur marrëdhëniet me perëndimin. “Bild” beson se në Kremlin tashmë ambiciet për pushtet, si pasardhës të Putinit janë shfaqur në të gjitha dimensionet. Borxhet e shumta, një ekonomi gjithnjë e më në krizë dhe së fundi rrënimi i rublës dhe çmimi i naftës janë këmbanat e forta të alarmit, që po e dobësjnë pushtetin e Putin. Disa analistë mendojnë se nafta është arma më e fortë për të rrëzuar nga pushteti regjime të caktuara. Edhe qeveria gjermane e konsideron si të mundshëm rrëzimin e Putinit. Eksperti i CDU, Karl-Georg Vellman, tha për Bild se thellimi i kriza ekonomike e sociale në Rusi po e vendos atë gjithmonë e më shumë në rrezik. Në 2015 ekonomia ruse parashikohet të bjerë me 4.5%. Rreth 600 miliardë dollarë mendohet se kanë të depozituara kompanitë e mëdha jashtë vendit, ndërsa kjo shumë mund të rritet edhe me 125 miliardë të tjera nga frika e një “shembje” të ngjashme me atë sovjetike “të perandorisë Putin”. Kësisoj, Bild gjen arsye të forta, që Putin të festojë edhe këtë vit si lider i Rusisë dhe të rrëzohet në vitin 2015. 

SHKARKO APP