Megaoperacioni në Greqi, kapen 560 kg drogë. Në pranga 4 shtetas shqiptar (VIDEO)

Një operacion i forcave speciale greke EKAM dhe Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë në Elefsija dhe Korinth ka çuar në sekuestrimin e 560 kg 620 gram marijuanë.

Mësohet se janë kontrolluar një automjet dhe një banesë dhe përveç 560 kg 620 gramë marijuana janë sekuestruar edhe 4610 euro, 9 celularë, 3 automjete. Janë arrestuar 4 shqiptarë të moshës 29, 35, 36 dhe 37-vjeç dhe një grek 16-vjeç. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet 840.000 euro.

Konkretisht, organizata drejtohej nga një 36-vjeçar, i cili kishte për detyrë të gjente, të transportonte dhe furnizonte trafikantët e drogës nga Attica dhe Corinth. Anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen, standardizimin dhe shpërndarjen e sasive të kanabisit të papërpunuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
19 11 2019 Κάνναβη

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?