Meghan Markle do të bëhet presidente e ShBA-ve?

Tani që Meghan Markle është anëtare me të drejta të plota e familjes mbretërore, kanë filluar të qarkullojnë ca thashetheme se ajo do t’i lërë detyrimet e saj si dukeshë që të kandidojë për presidencën amerikane.

Meghan ka shprehur më parë interes në politikë, pasi ka luftuar kundër stigmatizimit të shëndetit menstrual, ka mbledhur fonde për të siguruar ujë të pastër në Rwanda dhe ka përfunduar një internship në ambasadën amerikane në Buenos Aires.

Me pak fjalë, askush s’u shokua kur Daily Mail publikoi një artikull në të cilin një burim tha se 36-vjeçarja ka dëshirë të kandidojë për presidente në të ardhmen. ”Meghan u shpreh qartazi se do të jetë presidente një ditë”,-tha burimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Meghani mund të bëhet presidente, teknikisht, Kensington Palace foli për Yahoo News dhe përgënjeshtroi thashethemet. ”Biseda në fjalë me burimin në fjalë është e gjitha trillim”,-u përgjigjën ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më tepër, familja mbretërore duhet të qëndrojë e paanshme politikisht gjatë gjithë kohës. Pra, Presidentja Markle s’do të bëhet realitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?