Mëkati i pafalshëm i Melanisë

Të hënën në mbrëmje, në një skenë kombëtare, një grua e bardhë përvetësoi fjalë të ndjera nga një grua me ngjyrë, bashkëshorti i të cilës ka qenë shënjestër e një fushate të pamëshirshme dhe të përqëndruar dehumanizimi, nga bashkëshorti i gruas së bardhë. Ky mëkat nuk është i falshëm.

Nga Mark Embajndër

Të hënën në mbrëmje, Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump, doli para mijëra njerëzve të mbledhur në Konventën Kombëtare Republikane, dhe miliona të tjerëve që shihnin nga televizori, dhe mbajti një fjalim, që u pa qartë se kishte huazuar shumë prej një fjalimi që Michelle Obama kishte mbajtur në vitin 2008. Prova filmike është e pamohueshme. Akuzat për plagjiaturë ishin të shpejta dhe të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dy paragrafë e plotë nga zonja e e parë është aktuale, është thjeshtë e pakonceptueshme”, tha ish shkruajtësi i fjalimeve të Obamës, Jon Favreau për BuzzFeed. “Unë nuk mund ta besoj që dikush mund ta bëjë këtë gjë”. Fushata e Trumpit nxitoi të reagojë në mbrojtje. “Duke shkruajtur fjalimin e saj të bukur,” thanë ata në një deklaratë, “ekipi i Melanias mbajti shënime nga frymëzimi i jetës së saj, dhe në disa raste përfshiu fragmente që pasqyronin mendimin e saj. Përvoja e Melanias si emigrante dhe dashuria për Amerikën përshkonte gjithë fjalën e saj, gjë që e bëri atë kaq të suksesshme”. Kreu i ekipit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort shkoi aq larg sa t’i quajë akuzat për plagjiaturë si “thjeshtë dhe vetëm absurde”, dhe shpjegoi se ka pasur mbivendosje, për shkak se “këto janë fjalë dhe vlera të përbashkëta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por fjalimi flet vetë. Në një paragraf, 22 nga 26 fjalë të Melanias ishin marrë direkt nga fjalimi i Michellës. Kjo është plagjiaturë. Një tjetër kandidat republikan për president mund të dilte nga kjo i padëmtuar. Një kandidat me një parti të unifikuar, një operacion të disiplinuar mesazhi, dhe një reputacion për ndershmëri dhe vullnet të mirë, mund t’i mbijetonte lehtësisht një gabimi të këtij lloji. Por Donald Trumpi nuk është ai kandidat, dhe kjo do ta dëmtojë fushatën e tij. Trumpi ka dështuar plotësisht për të bashkuar GOP. Ai nuk ka bërë gjeste për të afruar krahët “ndërluftues” të partisë së tij, e as për të zbutur ndjenjat e lënduara. Kjo gjë vazhdoi edhe në vetë konventën. Në të vërtetë, 44 për qind e republikanëve thonë se do të kishin preferuar që të emëronin dikë tjetër. Në vend t’u jepte zë, të hënën, delegatëve të zgjedhur për të përfaqësuar kandidatët e tjerë, ekipi i Trumpit e mbylli një votim të kërkuar për të paraqitur kredencialet. Trumpi do ta kishte fishumë të mirë elektronikë për plagjiaturë. me çdo një prej mjaft të mira damë në linjë plagjiaturë.

Çështja e madhe këtu është guximi i ideve që Melania Trumpi (ose ekipi i fushatës) vodhën. Burri i saj ka qenë në pararojë të lëvizjes së projektuar për të vënë në dyshim patriotizmin e Barak Obamës, fenë e tij, dhe identitetin e tij. Donald Trumpi ka lënë të kuptohet, të paktën dy herë në muajin e fundit, që Obama ka motive të fshehta, kur flitet për ISIS dhe terrorizmin. Ai akuzon Obamën mbjellje me qëllim të farës së mospajtimit racor. Ai ka paralajmëruar për trazira racore. Të hënën në mbrëmje, në një skenë kombëtare, një grua e bardhë përvetësoi fjalë të ndjera nga një grua me ngjyrë, bashkëshorti i të cilës ka qenë shënjestër e një fushate të pamëshirshme dhe të përqëndruar dehumanizimi, nga bashkëshorti i gruas së bardhë. Ky mëkat nuk është i falshëm.– The WeekBota.al .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?