Meksika në alarm, qindra të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Meksika sot raportoi 730 vdekje të reja nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 18.310.

Gjatë 24 orëve të fundit 4.599 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus, duke rritur në 154.863 numrin e rasteve të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i pacientëve të shëruar arrin në 116.178, shtoi ministria.

Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u konfirmua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Aktualisht SHBA-të, Brazili dhe Rusia janë vendet më të goditura.

Deri më tani pandemia ka marë mbi 443.600 jetë njerëzish, me 8.17 milionë të infektuar ndërsa 3.95 milionë njerëz janë shëruar nga COVID-19, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

SHKARKO APP