Meksikë, gruaja e kryebashkiakut akuzohet për vrasjen e 43 studentëve

Prokuroria ka ngritur sot akuzat për krim të organizuar dhe pastrim parash ndaj bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të një qyteti në Meksikë, ku u zhdukën 43 studentë.

Maria Pineda është bashkëshortja e Jose Luis Abarca, ish- kryebashkiak i qytetit Iguala. Të dy u arrestuan në nëntor, por vetëm në këtë fillim viti tani janë zyrtarizuar akuzat ndaj saj, shkruan BBC.

Pineda është motra e vëllezërve të një bande të rrezikshme droge që operojnë në  Iguala, Guerrero. Kjo bandë rrëmbeu dhe vrau 43 studentët, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët ishin ngritur akuzat ndaj të shoqit të Pineda. Ai akuzohej për krim të organizuar, rrëmbim dhe vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhdukja e 43 studentëve shkaktoi shumë zemërim në Meksikë, duke provokuar protesta të dhunshme që tronditën qeverisjen.

Por pse u zhdukën studentët? Mediat thonë se studentët kishin përgatitur një protestë gjatë kohës kur gruaja e kryebashkiakut do mbante një fjalim.E tërbuar, ajo urdhëroi eliminimin e tyre nga një bandë droge, e drejtuar nga vëllezërit e saj. Prokuroria thotë se ajo që e bën më të rëndë ngjarjen, është se policia vetë ia dorëzoi studentët bandës kriminale. Ata u dërguan në një landfill, u vranë dhe iu dogjën trupat.

Vetëm një student është identifikuar deri më tani nga mbetjet e gjetura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?