Melania dhe dhëndri këshillojnë Donald Trump: Prano rezultatin

Sipas CNN, Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, ka nisur të këshillojë Presidentin Donald Trump, që të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale.

Një burim i sigurt, sipas CNN, ka treguar se Melania ia ka shprehur hapur këtë mendim bashkëshortit të saj president. Edhe dhëndri i kandidatit republikan, bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner ka këshilluar Trump-in të heqë dorë nga betejat ligjore dhe të pranojë rezultatin.

Trump ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka theksuar se rezultatin do e dërgojë në gjykatat më të rëndësishme të vendit.

SHKARKO APP