Melania përfundon në spital. Donald Trump njofton për gjendjen e së shoqes
Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump që prej ditës së djeshme ndodhet në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor, ku i është nënshtruar dhe një operacioni.
Mediat e huaja raportojnë se Melania vuan nga një tumor beninj në veshkë dhe kjo ka bërë që Zonja e Parë t’i drejtohet mjekëve për një ndërhyrje, Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë kanë bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Gjithashtu është bërë e ditur se 48-vjeçarja do të duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për një javë, deri në momentin që të arrihet rikuperimi total, shkruan Panorama.
Për gjendjen shëndetësore të Melanias ka reaguar dhe vetë presidenti Donald Trump, i cili me anë të një postimi në “Twitter” shkruan se është duke shkuar të takoj Melanian pas ndërhyrjes së suksesshme.
KOHA JONË SONDAZH

