Meloni nuk ndryshon qëndrim: Italia nuk do të marrë pjesë në sulmet në Iran

Gjatë konferencës për shtyp pas samitit të NATO-s në Ankara, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përsëriti se Italia nuk do të marrë pjesë në sulmet në Iran.

“Qëndrimi i Italisë për përdorimin e bazave ushtarake në vendin tonë është i qartë. Ne i respektojmë angazhimet tona si të gjitha kombet serioze, por thamë se nuk do të merrnim pjesë në sulme në Iran dhe nuk kemi marrë pjesë në sulme në Iran”.

Meloni shtoi më pas se Italia vazhdon të mbështesë një zgjidhje diplomatike të konfliktit. “Unë besoj se deri më tani opsioni ushtarak në këtë rast nuk ka dhënë rezultate kaq konkrete dhe mendoj se duhet të këmbëngulim në kapacitetin dhe mundësinë e negociatave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?