FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Menaxhimi i Covid-19/ Franca kritikon OBSH-në

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka arritur ta menaxhojë mjaftueshëm krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një adresim në Senatin e Francës në lidhje me COVID-19, Le Drian tha se OBSH ka treguar “mangësi në reagim, veprim të pavarur nga shtetet dhe në përçimin e informacioneve”. Ai tha se problemi nuk qëndron vetëm tek aktorët e organizatës, por në të njëjtën kohë edhe në funskionimin e saj, ndërsa shtoi se ndihet i pikëlluar nga vendimi i SHBA-së për tërheqjen e fondeve nga OBSH.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje njoftoi tërheqjen e fondeve që vendi i tij i ofron për OBSH-në. Trump akuzoi OBSH-në për “mbrojtjen e tezave të Kinës” dhe për “mosnisje të një hetimi të besueshëm për atë se si është përhapur virusi nga Wuhani”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?