Menduan se ishin të reja për t’u shqetësuar për koronavirusin, 2 vajzat e infektuara tregojnë historinë e tyre

Valerie Wilson, 34 vjeçe, dhe Fiona Loëenstein, 26 vjeç të infektuar me COVID-19 , u thonë shokëve të tyre se edhe ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për shëndetin e tyre dhe të kujdesen nga pandemia e koronavirusit.

Më shumë se 42,000 raste të koronavirusit janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, me të paktën 541 vdekje – dhe numrat janë në ngjitje. Testimet e hershme treguan se njerëzit me kushte kronike dhe të moshuarit ishin më të rrezikuarit për sëmundje të rënda. Por të rinjtë gjithashtu sëmuren dhe përhapin sëmundjen.

Wilson, një ekspere udhëtimi nuk i kushtoi shumë rëndësi simptomave kur u sëmur për herë të parë, i tha ajo CNN-së. Ajo ishte tepër e lodhur dhe kishte një ethe të ulët por nuk mendonte shumë për këtë.

Derisa ajo humbi sensin e saj të shijes dhe erës plotësisht.

Mjeku i saj tha që ajo nuk dukeshe sikur kishte virusin. Edhe se kishte një kollë të fortë, ajo ishte në zyrë duke kryer punët e saj.

Ajo ka sëmundje Lyme dhe një sëmundje autoimmune dhe ishte e frikshme duke e ditur që llojet e kushteve mund t’i dërgojnë njerëzit në dhomën e urgjencës.

Wilson thotë se është e rëndësishme që të rinjtë të bëjnë pjesën e tyre dhe të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur të dashurit e tyre, ajo gjithashtu paralajmëroi që vetë shëndeti i tyre mund të jetë shqetësues gjithashtu. Më tej ajo shprehet se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të kemi diçka që na bën të dobët para këtij virusi.

Lowenstein mendoi se ajo nuk ishte e rrezikuar nga koronavirusi, por në 13 Mars ajo filloi të kishte ethe.

Ajo qëndroi në shtëpi derisa arriti në atë pikë sa mezi mund të hante ose fliste dhe kishte pengesë të frymëmarrjes. Atë e vizituan doktorët dhe u detyrua të izolohet derisa të shërohej.

Një raport i lëshuar të Mërkurën nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se një numër i vogël – por ende domethënës – i të rinjve në SH.B.A. u përballën me komplikime serioze. Njëzet përqind e atyre që janë shtruar në spital me virus, sipas CDC, ishin midis 20 dhe 44 vjeç.

Dhe ata që ndjehen më të qetë në mbledhje në plazhe, parqe dhe restorante kanë të ngjarë të kontribuojnë në përhapjen e virusit.

SHKARKO APP