Merkel 11 kushte Serbisë

Ndër to edhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës.

Këto kushte pothuajse janë të pamundur që të plotësohen nga ana e shtetit serb, sepse kanë të bëjnë edhe me statusin e Kosovës, ku faktikisht mbështetet pavarësia e saj, transmeton Telegrafi.

Në mesin e këtyre 11 kushteve, ashtu siç shkruan Novosti, është edhe miratimi i Statutit të Bashkësive të komunave serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Prishtinës në të gjitha forumet rajonale, të njihet pasaporta e Kosovës në kufi me Serbinë dhe ndërtimi i ndërtesave në pikë kalimet kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj, Beogradi ka nisur një ofensivë të gjerë diplomatike në shumë adresa botërore, në mënyrë që të riformulohen sa më parë rekomandimet e Brukselit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Serbia do t’i përmbush të gjitha kushtet, gjë që vështirë se besohet, krerët evropianë do të duhet që në samitin e këtij muaji të vendosin që në fund të muajit janarit të vitit të ardhshëm të mbajnë një konferencë ndërqeveritare, ku edhe pritet të hapet kapitullit i 32-të (kontrolli financiar) dhe ai i 35-të (Kosova).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?