Merkel: Asnjë arsye për ta lënë Greqinë të rrënohet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se, pa pritur rezultatin që do të arrihej brenda kësaj jave lidhur me bisedimet për të ardhmen financiare të Greqisë, nuk kishte arsye që vendi ballkanik të lihej të rrënohej.

“Eshtë absolutisht shumë e qartë se asnjë person nuk duhet të presë një zgjidhje brenda natës, madje as brenda së hënës, kur të takohem me kryeministrin Cipras”, theksoi Merkel në një fjalim në Bundestag.

 “Bota na vëzhgon dhe për këtë jam shumë e ndërgjegjshme”, shtoi kancelarja.

“Deri në momentin kur ne do të mendojmë mirë për atë çfarë do të realizojmë me Bashkimin Evropian, unë nuk shoh asnjë arsye të vetme për ta lënë këtë vend të rrënohet pa ditur ende rezultatin e samitit të sotëm, perkundrazi”, deklaroi Merkel.

SHKARKO APP