FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel denoncon antisemitizmin e ri nga refugjatët arabë

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel pohoi se në Gjermani po hedh rrënjë një lloj i ri antisemitizmi dhe u zotua të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të garantuar sigurinë e hebrenjve në vend. ”Tani ne kemi refugjatë, për shembull, apo njerëz me origjinë arabe, të cilët sjellin një lloj tjetër antisemitizmi në vend. Megjithatë, për fat të keq, ky fenomen ka ekzistuar edhe përpara kësaj”, tha Merkel.

Kancelarja sqaroi se qeveria e saj ka caktuar një komisioner të ri, i cili do të angzhohet me luftën kundër antisemitizmit e do të mbështesë jetën e hebrenjve në Gjermani. ”Fakti që asnjë kopsht, shkollë apo sinagogë nuk lihet dot pa mbrojtjen e policisë na shqetëson shumë”, u shpreh ajo.

Të dhënat paraprake statistikore të policisë flasin për të paktën 1.420 krime antisemite të kryera në Gjermani vitin e kaluar, 32 prej të cilave ishin të një natyre të dhunshme. Shifrat në përgjithësi tregojnë se ka një rritje të incidenteve të kësaj natyre, e sipas disa raporteve, në vitin 2017 ato u shtuan me 55%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?