Merkel: Duhet të bisedojmë me Assad

Për zgjidhjen e konfliktit sirian, kancelarja ka një propozim: Të flasim me shumë aktorë, mes tyre edhe me Assad-in.

Kështu deklaroi Angela Merkel pas një samiti të BE për krizën e refugjatëve.

Në bisedime duhet të përfshihen edhe aktorë të tjerë në rajon, mes tyre Irani dhe Arabia Saudite.

Kjo do ishte një kthesë e rëndësishme e Perëndimit.

Deri më tani SHBA ka refuzuar çdo bashkëpunim me diktatorin.

Uashingtoni ka mbështetur rrëzimin e tij.

Ndërkohë Rusia nga ana tjetër e mbështet presidentin sirian.

Sipas Spiegel, presidenti rus, Vladimir Putin kërkon që të bisedojë me SHBA, Iranin dhe ushtrinë siriane për të koordinuar sulmet ndaj Shtetit Islamik.

Bloomberg thotë se Putin po bëhet gati për sulme ajrore.

SHKARKO APP