Merkel: Evropa? Vetëm një shprehje gjeografike

Faktet e fundit, dëshmojnë se Evropa është vetëm një shprehje gjeografike. Kur shtëpia rrezikon të digjet, udhëheqësja e vërtetë e Bashkimit Evropian nuk gjendet në Bruksel, ku aviten fantazmat e Zhan-Klod Junkerit dhe Martin Shulcit, por në Berlin. Angela Merkel është mbretëresha e padiskutueshme e kontinentit të vjetër, e vetmja udhëheqëse e aftë të udhëtojë 25 mijë kilometra në 3 ditë, duke vizituar 7 kryeqytete, për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë, dhe zgjidhur krizën financiare në Greqi, me anën e “shërbëtorit” të saj, Fransua Holond.

As në tryezë nuk mund të studiohet një publicitet kaq negativ për fatin e komunitetit të përbashkët. Është kancelarja gjermane ajo që bisedon me Obamën, shtrëngon duart me Putinin dhe Poroshenkon, udhëzon udhërrëfyesit e saj të arrijnë një kompromis me Ciprasin. Asnjë kryeministër apo burokrat evropian, nuk shfaqet në paraskenën e teatrit të krizës. Në rastin më të mirë, përfundojnë të fshehur tek këshillat e panevojshme të krerëve të shteteve, të tubuar për foto-mundësinë e rastit.

Prestigjozja amerikane “New York Times” arriti deri aty sa të kremtonte etiketimin e Frau Angelas si një “Kenedi e re”’, duke harruar se sot nuk është koha për t’u quajtur të gjithë “berlinezë”. Kjo përmbysje tragjike e politikës nuk bën gjë tjetër veçse ushqen ndjenjat anti-gjermane dhe nacionalizmat e reja. Mjafton vetëm të shikoni shifrat.

Është një “meny”, që qan vitin që kemi lënë pas. Prodhimi i Brendshëm Bruto në zonën e euros u rrit me 0.3 përqind gjatë 3-mujorin e katërt të vitit 2014, krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, ndërsa në 28 vendet anëtare të marrë së bashku, rritja ishte vetëm 0.4 përqind. Krahasuar me 3-mujorin e njëjtë të vitit të kaluar, pasuria është rritur me 0.9 përqind në zonën e euros dhe me 1.3 përqind në mbarë BE-në.

Në mesin e vendeve të eurozonës, spikasin vetëm rritjet 3-mujore të Gjermanisë dhe Spanjës (të dyja + 0.7 përqind në krahasim me 3-mujorin e tretë të 2014-ës). Jashtë eurozonës, rriten në mënyrë të konsiderueshme Polonia (+ 0.6 përqind) dhe Mbretëria e Bashkuar (+ 0.5 përqind). Çdo gjë tjetër është një gjysëm fatkeqësie.
Italia del nga reçensioni, megjithatë, duke shënuar një PBB të sheshtë (nga 3-mujori i dytë i vitit 2011, nuk shënohet më shenja plus), dhe një borxh publik në nivelin e 2.134 miliardë eurove, 66 miliardë më shumë se në vitin 2013. Nuk dihet arsyeja se përse, por në Romë festohet një zero në zero. Më mirë nuk bën as Franca, me një rritje prej vetëm 0.1 përqind dhe që ndoshta mund të arrijë 1 përqind, deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë ekonomie e Greqisë rikthehet tek tkurrja, e dobësuar nga kriza financiare, që sërish e çon në reçension (-0.2 përqind, shenja e parë minus në bazë 3-mujorësh, e regjistruar në vitin 2014). Ndërkohë Berlini vrapon. Përkundër parashikimeve, që janë optimiste për të gjitha vendet e tjera dhe pesimiste për landet, vetëm për të mohuar menjëherë më pas. Në bazë 3-mujori, rritja ekonomike e ekonomisë gjermane arriti në + 0.7 përqind, në krahasim me 3-mujorin e kaluar, në dymbëdhjetë muaj, “kujdestarët” e kushteve të shtërngimit janë aktualisht në nivelin 1.4 përqind.

Eksportet gjermane, shënuan vitin e shkuar një bum të vërtetë me 217 miliardë euro tepricë, aspak e frikësuar nga kërcënimet e buta të institucioneve evropiane dhe FMN-së, të cilat kërcënuan me vendosjen e sanksioneve, këto të fundit të zhdukura tashmë nga fjalori.

Bëhet fjalë për një rekord të ri, dukshëm mbi 6 përqind e PBB-së sa lejohet zyrtarisht nga kriteret e Mastrihtit, duke qenë se jemi në 7.4 përqind. Veçse në këtë rast, këtu nuk zbret në fushë trojka. Ndër të tjera, rezultati është edhe më i fortë ndaj partnerëve, që nuk janë pjesë e klubit evropian. Me pak fjalë, mund të jetë ndoshta bundes-treni a super-treni, por fakt ështe që e kundërta ndodh (të paktën për interesat tona). Është udhëheqja e Merkelit, prej së cilës lind kjo fuqi ekonomike.

Kush fiton më shumë, komandon. Askush nuk guxon të ngrejë gishtin kundër “Kenedit të ri”, ose më mirë zonjës laissez-faire. Po ecet përpara kështu, me vetëm një grua në drejtim, një shtet ”uber alles”. Të gjithë të tjerët, të detyruar të pedalojnë kundër rrymës. Eshtë e kotë të fajësojmë fituesen. Faji për këtë gjendje duhet të kërkohet tek mediokriteti i çiklistëve të tjerë.

"Huffingtonpost.it"

SHKARKO APP