Merkel i kundërpërgjigjet Trumpit: Fati i Evropës është në duart e vet evropianëve

Fati i Evropës shtrihet në duart e vetë evropianëve, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një kundërpërgjigje ndaj komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili kishte thënë se beson se edhe vendet tjera do të dilnin nga BE-ja pas Britanisë së Madhe.

“Mendoj se evropianët e kanë fatin tonë në duart e tyre,” ka thënë Merkel para gazetarëve, transmeton Express.

E pyetur rreth kritikave të Trumpit bërë politikës së saj për refugjatët, Merkeli tha: “Personalisht po pres për inaugurimin e presidentit amerikan. Pastaj, natyrisht se do të punojmë me të në të gjitha nivelet.”-Express

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?