FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel kritikon Trump: Populizmi ‘helmues’ nuk na zgjidh punë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë edhe njëherë thirrje për t’u treguar të kujdesshëm nga ajo që e quajti helmi i populizmit nga Forumi Ekonomik i Davosit.

Shefja e ekzekutivit gjerman, e cila është ende në kërkim të një kabineti të katërt qeverisës, u shpreh se fuqitë botërore nuk duhet të mbajnë kurse proteksioniste përballë problemeve, pasi kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre.

Deklarata është interpretuar si një tjetër mesazh dërguar Presidentit, Donald Trump, për shkak të politikës së ashtëquajtur ‘Amerika e Para’. Ajo shtoi se Gjermania vijon të mbetet e gatshme për të luajtur rolin e saj në arenën ndërkombëtare dhe se pret nga partnerët të njëjtën gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne mendojmë se dalja në linja të veçanta apo izolomi nuk na dërgon drejt gjetjes së zgjidhjeve të gjithëpranueshme. Ne besojmë gjithashtu se nëse gjërat nuk janë të drejta, ne duhet të kërkojmë për përgjigje multilaterale dhe jo të mbajmë një kurs proteksionist.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Merkel ka folur edhe për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kur tha se Berlini do të synojë të ruajë marëdhëniet e mira me Londrës, edhe në sferën ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?